Rama viziton bizneset në Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e mërkurë e ka dërguar kryeministrin Edi Rama në qytetin e Kavajes nga ku ka parë nga afër punën në një sipërmarrje që merret me prodhimin e këpucëve. Ky biznes në pak muaj ka rritur numrin e punonjësve dhe kapacitetet prodhuese.?Arsimin profesional e kemi prioritet. E kemi me modelin gjerman. Gjysma e kohës në shkollë, gjysma e kohës në fabrikë gjatë javës, jo vetëm teori. Ndërkohë kjo ju ndihmon ju dhe gjithë fabrikat e tjera që t?i merrni në punë dhe t?i përgatisni ndërkohë që ata janë në shkollë. Pastaj në momentin që mbarojnë shkollën, ju i keni gati. Kryetari më tha që së shpejti hapet edhe një fabrikë tjetër, një fabrika rrobaqepësie?.Duke folur per rritjen e investimeve dhe hapjen e vendeve te reja te punës, shefi i qeverise premtoi mbështetje per këto sipërmarrje te reja.?Ky ka qenë në drejtimin e duhur para shumë të tjerëve, sepse e kemi filluar bashkëpunimin bashkë për përcaktimin e zonave ku do mbështesim pikërisht ndërtimin e këtyre ndërmarrjeve. Synimi është për t?i çuar tek prodhimi me cikël të plotë. Ne do ta mbështesim shumë fort bashkinë, sepse bashkia e Kavajës është shumë e qartë në këtë drejtim. Krijimin e vendeve të punës e ka parë të lidhur me nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta. Ne i jemi shumë mirënjohës për këtë, sepse 600 vende të reja pune këtu në këtë realitet, nuk është vetëm puna e 600 familjarëve që do të kenë një mundësi më shumë, por puna e thyerjes së një mentaliteti, se që nga koha e fabrikës së xhamave këtu u bë fabrikë vetëm për fara kungulli dhe për dy gishta?.Lideri i mazhoranës ka vizituar edhe në një fabrikë që merret me prodhimin e nënprodukteve të qumështit.?Janar- maj të 2015-ës jemi 38% më lartë me importet e makinerive se sa viti i kaluar.Me Bankën Europiane për ndërtim dhe Zhvillim si dhe me bankat e nivelit të dytë dhe me ndihmën e AZHBR-së do të futet shteti për të garantuar riskun dhe për të bërë një ulje drastike të interesit. Do hyjmë me 50% sipërmarrësi, 50% bankat, por garancia shtetërore dhe interesi minimal do të jetë e gjitha e fokusuar tek grumbullimi, te agro-përpunimi?.Kryeministri Rama shoqërohej nga kandidati i së majtës për bashkinë e Kavajas Elvis Roshi, i cili kërkon një mandat të dytë për drejtimin e kësaj bashkie.

Share This Video


Download

  
Report form