http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një Kulle ne qendër te Rubikut, është shndërruar ne një pike informacioni për te gjithë turistet e huaj dhe vendas, te cilët duan te njohin me nga afër traditën, historinë dhe kulturën e krahinës se Mirditës. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Ndrec Dedaj dhe ministrja e arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, u njoh me informacionin qe kjo pike ka vene ne shërbim te vizitoreve. Nëpërmjet instilacioneve, aty shfaqen momente te ndryshme te historisë, një nder to edhe burgu i Spaçit.
Kreu i qeverise u ndal tek investimet ne këtë zone, te cilat duhet te fokusohen tek agroturizimi, për te thithur sa me shume turiste, e për këtë ai pati dhe një thirrje për te gjithë sipërmarrësit nga kjo zone.
Rama ishte optimist kur theksoi se programi i agroturizimit do te sjell transformimin me te madh ne dhjete vitet e ardhshme ne këtë zone, e cila do te ketë turizmin si burimin me te madhe te te ardhurave.
Me pas kryeministri është ndalur edhe tek fabrika e pasurimit të bakrit në minierën e Spaçit në një investim prej 25 milionë dollarësh qe është gati të nisë procesin e pasurimit të mineralit të bakrit, çka i rrit vlerën mineralit. Kjo fabrike, sipas kreut te qeverise është një investim shume i rëndësishëm.