“Investime për arsimin dhe kanalizimet” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati demokrat per Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka premtuar ndërtimin e 10 shkollave te reja ne 4 vitet e ardhshme nëse qytetaret i besojnë drejtimin e kryeqytetit. Këtë premtim doktor Kosova e ka bere gjate takimit me banoret e Rrugës se Durrësit, duke theksuar se arsimi do te jete prioritet i punës se tij. ?Në 10 shkolla të reja është llogaritur që të strehohen rreth 7200 nxënës dhe 34 shkolla të tjera të rikonstruktohen, të ketë bibloteka dixhitale, të ketë ambiente për stomatologun për vizita, për psikologun me ndjek disa parametra në mënyrë që me i kap në kohë problemet shëndetësore ose parandalimin. Ne kemi llogarit edhe një lloj fondi edhe për trajnimin e mësuesve për ngritje profesionale. Aty ku shihet përreth shkollës që mund të ketë terrene ku nuk ndërtohet gjë ose ka një pronar bashkia tia marrë, tia blejë pronarit ku ai nuk bën dot asnjë lloj aktiviteti për shumë arsye, tia blejë në mënyrë që të zgjerojmë mundësitë për kohën e lirë të nxënësve?.Ndërsa gjate takimit me banorët e zonës së Kodrës së Priftit, kandidati i opozitës ka vendosur te flasë per projektet ne infrastrukture.?Ky është ndërtimi i rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza dhe kanaleve të ujërave të bardha. Eshtë për gjithë lagjen jo për një rrugë domethënë kur të merret me u bë do merret si bllok dhe jo vetëm një.?Gjate kësaj jave fushata e doktor Kosovës është fokusuar tek prezantimi i projekteve te detajuara për çdo lagje te Bashkisë se Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form