http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Amortizimi i rrjetit elektrik ka bërë që këtë vit Kompania e Shpërndarjes të ndajë një buxhet të konsiderueshëm për rregullimin e tij. Pas Tiranës, radhën për të marrë paratë e investimeve e kanë patur tre zonat më problematike në Durrës, ajo e Spitallës, Ish-kënetës dhe Sallmones. Vetë ministri Gjiknuri, i cili inspektoi nisjen e punimeve tha se do të shkojnë 8 milion dollarë për këtë pjesë të qytetit, e cila për vite me radhë ka patur ndërkreje të shpeshta të energjisë. Nga ana tjetër kjo do të nxisë më shumë qytetarët që të paguajnë faturat e dritave, pasi do të marrin një shërbim më të mirë.?Qeveria shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes kanë ndërmarrë një plan të gjerë investimesh në sektorin energjetik gjë që do të materializohet me shërbim më të mirë për popullatën, ulje drastike të humbjeve, por mbi të gjitha do të bëjë që qytetarët ta ndjejnë se kontributi që ata kanë dhënë me pagesat e energjisë, patjetër do tu kthehet në një shërbim më të mirë. Sektori energjitik, rimëkëmbjen po e fillon jo vetëm me arkëtime dhe situatë financiare më të mirë por mbi të gjitha po kryen investimet aq shumë të munguara prej vitesh në shpërndarje?.Administratori i kompanisë OSHEE, Ardina Çela tha se brenda 6 muajve ky rrjet do të jetë plotësisht i restauruar dhe i pajisur me kabina të reja.?Sot inaugurojmë fillimin e punimeve për LOT 1 në zonën e ish-Kënetës në Durrësin e ri. LOT 1 ka një vlerë prej 83 milion lekë të reja. Brenda javës tjetër do të fillojnë punimet për LOT 2 që shkon në 360 milion lekë të reja ndërsa janë edhe tre LOT-e të tjera. Totali i investimeve në Durrës shkon në 800 milion lekë të reja. Pra, investime që shkojnë për zonën e ish-Kënetës, Spitallës dhe Sallmones. Parashikohet të investohet për ndërtimin e 60 kabinave të reja, shtyllave, zëvendësim të rreth 50 kilometër kabllo të tensionit të mesëm dhe rreth 30 kilometër kabllo të tensionit të ulët ABC?.Niveli i humbjeve të energjisë në rrjetin e këtyre zonave arrin në 45%, e cila dëmton jo vetëm kompaninë OSHEE, por edhe qytetarët qe paguajnë rregullisht faturat, pasi arkëtimet shkojnë për mbulimin e energjisë që çohet dëm.