Tiranë-Durrës me tren elektrik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeqyteti do te lidhet me tren elektrik me Rinasin e më pas edhe me Durrësin. Premtimin e beri kryebashkiaku Veliaj, i cili sqaroi se ky projekt do të finalizohet mandatin tjetër.  Veliaj inauguroi dhe vendosjen e instalacionit të një lokomotive me avull në ish-stacionin e trenit.



?Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen?

 

Veliaj tha se Tirana do të ketë të ardhme të ndritur vetëm kur punët ne kryeqytet të bëhen me pasion.



?Gjërat e bukura duan shumë mundim, përgatitje, punë bindëse, angazhim, duan edhe shumë pasion. Nuk është vetëm punë muskujsh, vinçash edhe shinash, por duan shumë zemër. Kur të tregohet historia e këtij qyteti do të jetë historia e djemve dhe vajzave që i kanë bërë gjërat me shumë pasion?.



Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri, u prodhua në vitin 1951 në Poloni dhe shërbeu në Shqipëri deri në vitin 1986. Më shumë se një relike e fillimit të sistemit hekurudhor shqiptar, sipas Veliajt kjo lokomotivë shërben si një simbol i rrugëtimit të zhvillimit të kryeqytetit.

Share This Video


Download

  
Report form