Kandidati: Do të zgjidhim furnizimin me ujë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj, u premtoi banorëve të zonës së Kombinatit se pasi të zgjidhet në detyrën e kreut të Bashkisë së Tiranës, do të zgjidhë çështjen e furnizimit me ujë. ?Se si mund të jetë depo e ujit në majë të kodrës dhe këtu mos të ketë ujë, se uji del në rrugë, kjo është e paimagjinueshme. Katër vjet i provuam se çfarë dinin të bënin këta. Një javë kohë kemi: të ndajmë mendjen t?i ndërrojmë.?Veliaj u kërkoi banorëve të Njësisë 6 që ditët e mbetura deri më 21 qershor, duhet të shfrytëzohen për të bindur të gjithë të votojnë projektet për ndryshimin e Tiranës.?Dy mundësi kemi: O të qahemi edhe 4 vjet të tjera, ose të përdorim këtë javë për t?i hequr këta e për të sjellë ca njerëz që bëjnë punën. Kaq e thjeshtë është. Unë besoj te kjo e dyta. Unë dhe Sajmiri çdo fjalë që kemi dhënë, e kemi mbajtur. Aty ku kemi pasur përgjegjësi, në Ministrinë e Rendit dhe në Ministrinë e Mirëqenies, i kemi shkuar deri në fund.?Kandidati i koalicionit të majtë shoqërohej nga ministri i Brendshëm, njëherësh kryetar i degës së PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri.?Të gjithëve na kërkohet që këtë javë t?i japim një mundësi Tiranës që të vijë në drejtimin e duhur. Erioni është këtu të angazhohet, bashkë me mua dhe ju, që ta bëjmë këtë rrugë dhe gjithë problemet që ka lagja.?Erion Veliaj tha se prioritet i punës së tij si kryebashkiak do të jenë zgjidhjet e problemeve të ujësjellës-kanalizimeve dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në këtë zonë të kryeqytetit.

Share This Video


Download

  
Report form