Maqedoni, dështojnë bisedimet për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bisedimet e kësaj te premteje mes liderëve te katër partive kryesore ne Maqedoni per zgjidhjen e krizës politike përfunduan serish pa nje marrëveshje konkrete. Kryeministri Gruevski, lideri i LSDM-se, Zaev, krerët e dy partive shqiptare BDI dhe PDSH, Ahmeti dhe Thaci u takuan ne Shkup me ndërmjetësimin e ambasadoreve te SHBA dhe BE. Kompromisi nuk u gjet për finalizimin e marrëveshjes se 2 qershorit, pasi palët ndahen ne qëndrimet per qeverinë qe duhet te drejtoje vendin deri ne zgjedhjet e parakohshme prillin e ardhshëm. Liderët rane dakord te mbajnë nje tjeter takim me 29 qershor. Ne deklaratën e përbashkët te publikuar pas takimit thuhet:?Ne liderët e partive kryesore politike sot u pajtuam që ta riafirmojmë zotimin tonë ndaj Marrëveshjes së 2 qershorit, si dhe të vazhdojmë me bisedimet për implementimin e plotë të saj në nivel liderësh më 29 qershor. Ne gjithashtu përkrahim menaxhimin transparent nga ana e BE-së me tekstin e kësaj marrëveshjeje, si dhe me të gjitha rekomandimet specifike në lidhje me reformat në fushën e sundimit të së drejtës, që do të zbatohen në interes të të gjithë qytetarëve?.Eurokomisioneri per Zgjerimin Hahn dhe eurodeputetët e përfshirë në bisedimet e zhvilluara jave me pare ne Bruksel, janë ftuar të ndërmjetësojnë këtë raund bisedimesh, por ende nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form