Bisedimet për “shqipen”, përcaktuese për qeverinë maqedonase - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë pritet që këtë javë të përfundojnë dhe të merret një vendim për koalicionim. Pas dështimit të Nikolla Gruevskit që të formojë qeverinë, tanimë partitë shqiptare nënshkruese të platformës janë në negociata me LSDM-në për formimin e qeverisë dhe kjo javë pritet të jetë finale e këtyre negociatave.Zyrtare te Aleances për Shqiptarët kane deklaruar për Zhurnal se këtë javë do të ketë takim me LSDM-në lidhur me formimin e qeverisë së re dhe për dygjuhësinë në shtet. Në pyetjen tonë se a do të ketë takim mes Aleancës dhe LSDM-së këtë javë, ata u përgjigjën: ?Po do të ketë takim gjatë kësaj javës?, kanë deklaruar për Zhurnal nga Aleanca për Shqiptarët.Fundjaven e kaluar në një tryez të thirrur nga kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela mori pjesë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, por ftesës nuk ju përgjigj edhe lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Share This Video


Download

  
Report form