Raporti i “Freedom house” për demokracinë në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është i vetmi vend ne rajon qe ka shënuar përmirësim ne nivelin e demokracisë gjate vitit 2014. Ky është përfundimi i raportit te organizates Freedom House ?Vendet ne Tranzicion?, qe fokusohet ne vendet e Ballkanit, Europes Qendrore e Lindore dhe Euroazise. Raporti vlerëson veçanërisht reformat e ndërmarra nga qeveria per te luftuar korrupsionin.Ne Shqipëri qeveria qe mori pushtetin ne vitin 2013 ka ndërmarre disa reforma dhe hapa paraprake, ne luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, sistemi gjyqësor ende nuk ka treguar se janë ndjekur penalisht zyrtare te nivelit te larte. Gazetaria investigative është e dobet, si pasoje edhe e krimit te organizuar qe vazhdon te mbetet shume i përhapur.Raporti veren se ne te gjitha vendet e rajonit demokracia vijon te jete e brishte. Krahasuar me nje vit me pare Kosova nuk ka pesuar ndryshime, por ka shenuar renie ne kategorinë e pavarësisë se gjyqësorit. Shqipëria dhe Maqedonia vazhdojnë te jene pjese e grupimit te regjimeve tranzicionale dhe hibride, ndersa Kosova ben pjese ne kategorinë e regjimeve gjysme autoritare. Rënien me te madhe e ka shënuar Maqedonia per shkak e zhvillimeve politike. Vendet me nivelin me te larte te demokracive renditen Sllovenia , Republika Çeke, Sllovakia, etj.

Share This Video


Download

  
Report form