http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është treguar kritik me shtetet anëtare të BE duke iu bërë thirrje që të heqin dorë nga egoizmi në politikën e refugjatëve dhe ta kërkojnë zgjidhjen në kufijtë e jashtëm. Në një intervistë për një grup mediatik gjerman Tajani ka thënë gjithashtu se i merr në konsideratë Shqipërinë dhe Maqedoninë si dy vende ku mund të ngrihen qendrat e pritjes për refugjatët.
?Mund të përfytyroj si qendra pritjeje dy pikat e nxehta në Ballkan, për shembull në Shqipëri apo Maqedoninë veriore. Ne gjithashtu kemi nevojë për dy ose tre kampe të tilla në Afrikë. Libia është një vend kyç që kemi nevojë urgjente për ta stabilizuar. Niger, Tunizia dhe Maroku gjithashtu kanë të drejtën për pikat e nxehta. Në ngritjen e tij, ne kemi nevojë për mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, si dhe të autoriteteve lokale. Tani nuk mund të bëhet fjalë për zgjidhje kombëtare. Ne kemi nevojë për një strategji evropiane. Evropa duhet të veprojë me vendosmëri ? dhe menjëherë!?
Presidenti i Parlamentit Europian gjithashtu i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës ne gjermani që të zgjidhe mosmarrëveshjet mbi çështjen e refugjatëve pasi ballafaqimi me këtë problem nuk duhet të çojë në shkatërrimin e Bashkimit Evropian. Sipas Tajanit nëse secili shtet anëtar vepron sipas interesave të veta unioni rrezikon të shpërbëhet.