http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me paktin e nënshkruar parimisht në Bruksel për lëvizjen e lirë dhe formimin e bashkësisë serbe në veri të vendit, është hedhur një tjetër hap përpara në forcimin e marrëdhënieve me Beogradin?. Deklarata është bërë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes një komenti në facebook. Ai thotë se marrëveshjet finalizohen me 29 qershor në Bruksel.?Ekziston përkushtimi i te gjithëve qe te zgjidhim problemet, te cilat na mbajnë peng gjate këtyre gjithë viteve te pas luftës, e t?i kthehemi perspektives tone zhvillimore dhe integruese. Do te vazhdojmë me 29 qershor kur, pas punës se eksperteve ne sqarimet ligjore e kushtetuese te shume çështjeve te hapura karshi orientimeve te qarta politike, do te bëjmë përpjekjet qe te përmbyllim disa nga marrëveshjet, përkatësisht parimeve te përgjithshme per disa çështje kapitale per vendin tone?.Pakti i ri i Brukselit është përshëndetur edhe nga ndërmjetësuesja europiane Federica Mongherini. Zyrtarja e lartë ka thënë se në këto takime është biseduar edhe për energjinë dhe TELEKOM-in.