http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë mbetur shumë pak kuti votimi për t?u numëruar për Këshillat Bashkiak të 61 bashkive të vendit, mund të flitet për një fitore të koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, me rreth 350 mijë vota më shumë. Sipas rezultateve ASHE ka marrë 740298 vota, ndërsa koalicioni opozitar ka marrë 410146 vota. Në kampin e majtë, Partia Socialiste kryeson listën e partive të koalicionit me mbi 398 mijë vota. Më pas Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të ketë marrë mbi 253 mijë vota. PDIU renditet partia e tretë me pothuajse 60 mijë vota, ndërkohë që FRD e ish-presidentit Bamir Topi, ka marrë mbi 29 mijë vota dhe PDK e Narkd Ndokës, ka marrë mbi afro 20 mijë te tilla. Sipas rezultateve të numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë aleanca e djathtë ka marrë mbi 410 mijë vota. Numërimi tregon se Partia Demokratike ka marrë mbi 310 mijë vota, kurse Partia Republikane ka marrë rreth 53 mijë . Partia e tretë në radhët e koalicionit të djathtë, LZHK e Dashamir Shehi ka marrë rreth 20 mijë vota, ndërsa dy parti të tjera të vogla, PLL dhe PBKD kanë fituar secila nga rreth 13 mijë. Rezultati i numërimit të votave për Këshillin e Bashkisë Tiranë, reflekton epërsinë e koalicionit të majtë.