Këshillat e Bankës Botërore për qeverinë e re - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Pas përfundimit të mandatit të saj 3 vjeçar në Shqipëri, drejtorja e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenyia Lvovsky la dhe këshillat e fundit për qeverinë e re. Sipas saj, puna e mazhornacës së re duhet të fillojë menjëherë me shlyerjen e borxheve që shteti ka krijuar me kompanitë private dhe rinisjen e bashkëpunimit me FMN-në. "Qeveria e re duhet të shlyejë borxhet që shteti i ka kompanive private, vetëm në këtë rast mund të flasim për një nisje të mirë të punës së saj. Duhet të fillojë puna për formimin e hapësirave fiskale për investimet e reja, pasi mungojnë. Dhe pikë tjetër e rëndësishme është edhe rinisja e bashkëpunimit me FMN-në." Nga ana tjetër, si të domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit, Lvovsky veçoi funksionimin e pavarur të institucioneve publike dhe depolitizimin e administratës. "Tre porositë që unë do të doja që të kishte në fokus qeveria e re janë: rritja e besimit në institucionet publike, sidomos përsa i përket transparencës dhe pavarësisë së tyre. Ruajtja e nivelit profesional dhe jo politizues administratës publike, dhe ky do të jetë një test për qeverinë e re. Vijimi i reformave strategjike, sidomos ato në fushën e energjisë dhe pushtetit vendor." E pyetur nga Vizion Plus se a është e gatshme Banka Botërore të mbështesë me fonde buxhetin shqiptar, Ksenyia Lvovsky u përgjigj: "Do të jemi të gatshëm të ndihmojmë qeverinë e re, por edhe ajo duhet të ketë angazhime serioze. Më saktë, ajo duhet të bëjë atë që vetë ka kritikuar gjatë kohës kur ka qenë në opozitë." Banka Botërore i qëndroi edhe njëherë idesë se niveli i lartë i borxhit publik është shqetësues, gjë e cila do të kushtëzojë shumë qeverinë e re për nismat në uljen e taksave. Ndërkohë, një fokus i ri për misionin e kësaj banke në Shqipëri do të jetë edhe stimulimi i punësimit.

Share This Video


Download

  
Report form