Kosovë, dështon ngritja e Gjykatës Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon ngritja e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara te ish-pjesëtareve te UÇK gjate luftës se Kosovës. Parlamenti, nuk arriti te miratonte ndryshime kushtetuese, qe do t?i hapnin rrugën ngritjes se kësaj Gjykate te Posaçme. Pro ndryshimeve votuan vetëm 75 deputete, ndërsa nevojiteshin dy te tretat e votave. 7 votuan kundër dhe dy abstenuan. Votimit i paraprinë diskutime te gjata me debate te forta. Partitë opozitare akuzuan qeverinë se me miratimin e Gjykatës Speciale, cenohet sovraniteti i vendit. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haranidaj, tha në kuvend se ky ligj jo vetëm që nuk do të ndihmojë procesin integrues, por do ndikojë në dëmtimin e imazhit të Kosovës.Edhe kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, tha se amendamenti që i është propozuar Kosovës, cenon sovranitetin e shtetit. Por këtyre akuzave u është përgjigjur zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se nëse Kosova, nuk do ta miratonte Gjykaten, atëherë Këshilli i Sigurimit do ta detyrojë Prishtinën zyrtare në themelimin e një institucioni të tillë. Ngritja e një institucioni të tillë është kërkuar me insistim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykata parashikon të ketë dy dhoma në Prishtinë, por selinë qendrore jashtë vendit.

Share This Video


Download

  
Report form