http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese konstaton qe disa pjese te marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit per bashkësinë e komunave serbe bien ndesh me ligjin themeltar te shtetit. Por megjithatë, kjo gjykate vendosi qe ajo te themelohet ashtu siç parashikohet ne paktin e arritur ne Bruksel. Në vendimin prej 39 faqesh, Gjykata sqaron se parimet e bashkësisë, siç janë përshkruar në marrëveshjen e 25 gushtit të këtij viti, nuk janë tërësisht në pajtim me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi barazinë përpara ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre. Gjykata vëren se akti juridik i Qeverise së Kosovës dhe statuti qe zbaton parimet, për te qene në përputhje me Kushtetutën e vendit, duhet te plotësojnë standardet kushtetuese dhe te jene ne pajtueshmëri me kapitujt e saj. Kjo Gjykate thekson se masa e përkohshme e vendosur me 10 nëntor 2015, me të cilën ishte pezulluar zbatimi i marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe përfundon me shpalljen e këtij aktgjykimi. Presidentja Atifete Jahjaga kishte kërkuar ne 30 tetor nga Gjykata interpretim te kushtetueshmerise se marrëveshjes. Ky pakt se bashku me ate per kufirin me Malin e Zi janë dy çështjet kryesore, për te cilat opozita në Kosovë ka bllokuar kuvendin me gaz lotsjellës, duke sjellë destabilitet politik.Pakti per bashkësinë e komunave serbe se bashku me atë per kufirin me Malin e Zi janë dy çështjet kryesore per te cilat opozita në Kosovë ka bllokuar kuvendin me gaz lotsjellës, duke sjellë destabilitet politik. Ne reagimet e partive opozitare theksohet se vendimi është dëshmi e pamohueshme se pakti i Brukselit është ne kundërshtim me Kushtetutën.