PD: Video për manipulimin në Pult të Shkodrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo video është publikuar nga Partia Demokratike dhe është regjistruar ne komunën Pult të bashkisë së re të Shkodrës, mban numrin 0092 dhe i përket fshatit Brucaj. Sipas Partisë Demokratike këto pamje tregojnë se zgjedhjet ne kete zone janë manipuluar pasi kutia është tejmbushur me vota nga komisionarët e majte, ndërsa komisionarët e opozitës janë nxjerre me force jashtë qendrës se votimit. Deputeti Eduard Halimi ka dale para medias per te sqaruar se ne kete kuti u gjetën 388 fletë votimi, kur në votim kishin firmosur 377 persona, ndërkohe qe ne zgjedhjet e vitit 2013, në këtë qendër votimi morën pjesë 125 votues.?Rezultati për këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për shkallën e madhe të manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti. Për kandidaten e majtë Keti Bazhdari janë 331 vota ose rreth 88 %, 2 vota për kandidatin e pavarur ndërsa për kandidaten fituese Voltana Ademi vetëm 44 vota.Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve që me urdhër mbushën kutinë e votimit për kandidaten e pushtetit. I bëjmë thirrje misionit të OSBE/ODIHR të marrë në ngarkim këtë provë të shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri?.Partia Demokratike ka theksuar se do te vazhdoje denoncimin e çdo akti qe ka ndikuar ne prishjen e standardeve ne zgjedhjet e 21 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form