http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E shndërruar tashmë në një tradite, në Shirokë është festuar ?Dita e Liqenit të Shkodrës?, një mundësi për promovimin e vlerave turistike dhe ekologjike të Liqenit më të madh në Ballkan. Këtë vit Bashkia i ka shtuar kësaj zone edhe plazhet publike, duke investuar në përmirësimin e shërbimeve dhe ngritjen e pikave të ankorimit për anijet e vogla. Vitet e fundit, është rritur vëmendja për vlerat e Liqenit të përbashkët me Malin e Zi, megjithatë pjesa shqiptare e Liqenit vazhdon të ndotet here pas here nga ujërat e zeza, për të cilat nuk është marre asnjë mase parandaluese.