Aleksandër Meksi: Ikjet sot, dështim i politikes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 2 korrik te vitit 1990, 4700 shqiptare u dynden drejt ambasadave kryesore ne Tirane, nje prej ngjarjeve qe tronditi me fort regjimin e komunist. Muri i Berlinit kishte rene, ne Rumani ishte vrare diktatori Caushesku dhe jehona e këtyre ngjarjeve kishte mbërritur edhe ne Tirane ku regjimi komunist ende vazhdonte te rezistonte. Aleksander Meksi, i cili asokohe punonte pranë muzeut arkeologjik e qe 2 vjet me vone do te behej kryeministër i Shqipërisë rrëfen se si e përjetoi hapjen e ambasadave.?Unë banoja atë kohe ne Laprake dhe kaloje me biçiklete çdo here nga rruga ?Skenderbej? qe quhej e Ambasadave sepse ishte e shtruar me asfalt te mire dhe nuk çaheshin gomat e biçikletave, pastaj futesha ne rrugicat e ?Rrugës se Kavajës? dhe dilja për te shkuar ne Muzeun Arkeologjik . Me ka qëlluar qe te jem edhe përpara Ambasadës Turke kur ajo ishte e rrethuar me njerëz qe shikonin ata qe ishin brenda. Ato dite qe u hapen ambasadat mbaj mend njerëz ne Ambasadën Franceze, ne Ambasadat e tjera, por sigurisht një numër i madh njerëzish ne oborrin e Ambasadës Gjermane ku edhe hynin edhe dilnin. Dhe kishte miq qe te thërrisnin Leka hajde edhe ti. Me thënë te drejtën edhe unë pata nje tundim. Duhet te hynim e rregulluam me një mikeshën tone qe kishte shtëpinë e te atit te saj te paguanim leke, s?po e them shifrën sa, policeve për te hyre. Por nuk hymë se per shkak te vështirësive te ushqimit te çunit dhe ne fakt nuk do rrezikonim shume se te nesërmen u larguan se kjo ishte ne ditët e fundit. Pat hyre kunati im mjaft i njohur ne Laprake?.Sipas Meksit 2 korriku është nje dite simbol ne historinë e Shqipërisë.?Është nje dite historike se i dëshmoi botes qe shqiptaret nuk e duronin me komunizmin, po i dëshmoi edhe shqiptareve brenda qe duhet një akt heroizmi?.Kane kaluar me shume se dy dekada nga hapja e Ambasadave dhe rënia e regjimit komunist, por fenomeni i shqiptareve qe kërkojnë te largohen e kërkojnë azil ne Gjermani e vende te tjera ende vazhdon. Dhe njeriu qe ka qeverisur Shqipërinë ne vitit ?92-?97 ka nje përgjigje per pyetjen nëse ky është nje dështim i klasës politike.?Klasa politike ka dështuar neqoftese e quajmë fushën per te cilën do te ishte destinacioni saj ne kushtet; me hesapin e tyre janë ne rregull derisa i veshin me te njëjtën ngjyre sheshet e Tiranës, kërkojnë ti lyejnë shtëpitë me te njëjtën ngjyre, me ngjyrën e tyre te kenë kanatiere e flamur te gjithë; do te thotë qe jane shume te lumtur qe kane realizuar synimet e tyre. A janë apo s?jane demokratike dhe a janë ato qe duan shqiptaret është tjeter gje. Se paku ata qe duan te ikin qe janë mijëra e mijëra, nuk kane te njëjtin mendim me klasën politike.? Ikjet masive te shqiptareve kane përplasur shpesh mazhorancen me opozitën muajt e fundit, pasi qeveria akuzohet si përgjegjësja kryesore për eksodin.

Share This Video


Download

  
Report form