Arrestime për azilkërkuesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia arrestoi 2 vëllezër pas dyshimeve se kishin ndihmuar 100 persona të kalonin ilegalisht kufirin me qëllim përfitimin e azilit ne Gjermani. Gjatë operacionit të koduar ?Azili?, Policia e Durrësit prangosi Besnik dhe Shaban Gjokën 27 dhe 25 vjeç nga Fushë Kruja. Sipas uniformave blu, shumica e personave të cilët janë ndihmuar nga vëllezërit për të kaluar kufirin, kanë probleme me qëndrimin në zonën Shengen. Pas hetimit tremujor, policia arriti të zbulonte dhe metodën, e cila përdorej nga të rinjtë për të transportuar ilegalisht azilantët. Të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre, i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 Euro për person. Për të dy, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprën penale ?Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit?. Operacioni i policisë vjen pak kohë pasi Ministria e Brendshme e Gjermanisë, publikoi shifrat e kërkesave për azil në këtë vend. Sipas saj, vetëm gjatë muajit maj, në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë janë bërë 4992 kërkesa nga Shqipëria, e cila renditet e dyta në listën e azilkërkuesve pas sirianëve.

Share This Video


Download

  
Report form