http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ne nje interviste per te përditshmen austriake Der Standard ka kërkuar ndihme nga Bashkimi Europian per te përballuar situatën e krijuar me azilkërkuesit. Sipas kryeministrit Rama pavarësisht se qeveria i ka ndërmarre te gjitha reformat ekonomike te domosdoshme, por keto janë te pamjaftueshme per te ndaluar njerëzit qe largohen drejt BE, pasi reformat kërkojnë kohe qe te japin rezultat e njerëzit nuk presin e per kete arsye Shqipëria ka nevoje per me teper mbështetje nga BE. Megjithatë kryeministri ka mbrojtur tezen se shumica e shqiptareve qe sot kërkojnë azil ne Gjermani janë nga Greqia.Rama: Shumë shqiptarë që shkojnë në Gjermani vijnë kryesisht nga Greqia. Ata kanë banuar atje për vite të tëra si emigrantë dhe përpiqen tashmë në Gjermani. Natyrisht që vijnë disa edhe nga Shqipëria, Serbia ose Kosova. Këta njerëz kërkojnë më shumë. Për këtë shkak na duhet ndihmë. Ne nuk jemi magjistarë dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë realitet dhe të realizojmë që njerëzit të ndihën mirë, nëse ata shohin në televizor dhe vënë re si jetojnë europianët në BE, nëse përdorim buxhetet tona të vogla. Cilëndo mrekulli që ne të bëjmë, ne nuk mund të realizojmë çudinë, nëse nuk ndihmohemi në mënyrë të vazhdueshme nga Europa. Europa na ndihmon neve më mirë këtu se sa njerëzit të shkojnë atje.Kryeministri Rama ka folur edhe per marrëveshjen e nënshkruar gjate samitit te Vjenës per bashkëpunimin e te rinjve te rajonit.?Unë jam i sigurt që Shqipëria dhe Serbia, apo më mirë shqiptarët dhe serbët, duhet të bëjnë për vendin e tyre atë që bënë për Europën gjermanët dhe francezët. Ne brenda kuadrit tonë mund të bëjmë diçka, gjë që dukej e pamundur. Ne mund ta shndërrojmë këtë fqinjësi ndërmjet nesh në një aleancë strategjike për një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe rajonin. Ne mund të jemi besimplotë që nëse Gjermania dhe Franca e bënë këtë për Europën kjo është e mundur. Përse të mos e bënim edhe ne??Lideri i maxhorances Rama ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe veçanërisht vizitën e tij ne Beograd dhe qëndrimin e homologut serb ne Tirane, moment këto qe kane sjelle nje realitet te ri ne marrëdhëniet mes dy vendeve, momente keto qe kane sjelle nje realitet te ri ne marredheniet mes dy vendeve.