http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe shqiptarët e shekullit të 16-të, nën turbulencën e dritëhijeve të kulturës së lindjes dhe asaj që nisi të ofronte perëndimi vijnë në një këndvështrim ndryshe. Nën titullin ?Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II?, studiuesi Aurel Plasari përcjell fakte historike te panjohura me pare. Jo vetëm Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, por edhe Bibliotekat e Italisë e Francës kanë qenë ku Plasari për vite të tëra është përpjekur të gjejë materiale për tezen e tij një tezë që e gjen më së miri te vepra ?De Europa? e Papa Piut II. Sipas Plasarit ?De Europa? u bë burimi më i kthjellët për veprën e tij pasi në të ?përurohet vizioni i një Evrope të bashkuar por, jo si njësi politike e ekonomike, por më së shumti kulturore e historike?. Sepse nëse do të ndërtosh një shtet duhet të njohësh historinë dhe kulturën e tij, këndvështrim ky qe mbështetet edhe nga akademiku Floresa Dado. ?Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II?, e shkruar me një gjuhë të rrjedhshme nuk vjen vetëm si një vepër për lexuesin elitar, pasi në të ka plot kapituj për Arbërinë e të gjithë shqiptarëve.