http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëntor i pazakontë në bregdetin shqiptar. Deti i qetë, dielli dhe temperaturat mbi mesataren kanë tërhequr këtë të diel shumë qytetarë, sidomos në Durrës. Shumë prej tyre nuk kanë hezituar të shijojnë në kostume banjoje rrezet e fundit të kësaj vjeshte. Moti i ngrohtë ka favorizuar edhe shëtitjet në breg dhe lojërat në rërë. Por ndryshe nga kjo fundjave e mbizotëruar nga dielli dhe temperaturat e larta, java qe pason do të sjellë një ndryshim të motit në gjithë vendin. Tashme vjeshta e vonuar do te sjelle një mot të paqëndrueshëm: duke filluar nga dita e martë temperaturat do të vijojnë me një rënie graduale. Sipas parashikimeve meteorologjike ulja do të nisë me nga 1 apo 2 gradë duke zbritur deri në 11 gradë celsius në fund të muajit nëntor. Gjatë javës çadrat duhet të mbahen me vete pasi priten shira të vazhdueshëm.