http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet europiane dhe euro-aziatike Viktoria Nuland ka mbërritur ne Tirane, ku ka zhvilluar takime me krerët me te larte te shtetit. Ajo e ka nisur serine e takimeve me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, me te cilin kane diskutuar për marrëdhëniet dy paleshe, ato me fqinjët, sigurinë e zgjedhjeve etj. Kreu i shtetit mësohet se ka evidentuar reformën ne drejtësi, dekriminalizimin e politikes dhe institucioneve publike si dy sfidat me te rëndësishme qe duhet ndërmarre vendi ynë. Sa i preket reformës ne drejtësi, presidenti Nishani ka vlerësuar pjesëmarrjen e opozitës ne Komisionin Parlamentar. Ndërsa e ka konsideruar dekriminalizimin si nje beteje qe duhet mundur, presidenti është shprehur se pjesëmarrja e njerëzve me element kriminal ne skemën politike dhe publike është nje kërcenim serioz per demokracinë ne vend. Me tej diplomatja amerikane ka vijuar takimin e kryeministrin Edi Rama. Ne fokus te këtij takimi ka qene reforma ne drejtësi, nje pike kyçe kjo, ne te cilën po këmbëngulin te gjithë diplomatet qe vijnë ne Shqipëri. Mësohet se Nuland ka dhënë mbështetjen amerikane per këtë reforme. Kësaj çështje i ka paraprirë edhe me herët me mesazhe te forta ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, i cili ka hedhur akuza te forta ne drejtim te sistemit te drejtësie.