http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas arrestimit ne Lushnje te Drejtorit te Hipotekës, i akuzuar per korrupsion, Ministri i Drejtësisë ka paralajmëruar furtune ne te gjitha zyrat vendore. Gjate nje takimi me drejtuesit e hipotekave ne rrethe, ministri Naço paralajmëroi ngritjen e nje task force për te shqyrtuar te gjitha rastet e vonesave ndaj qytetareve. Numri një i drejtësisë, i ka kërkuar kryeregjistruesit Ilirjan Muho, qe te propozoje masa per ata drejtues, te cilët konstatohen me shkelje. Se shpejti, mes tij dhe drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit, do te nënshkruhet edhe nje marrëveshje bashkëpunimi, ne lidhje me rastet e korrupsionit.