Gara e “Robotëve vrasës” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se 1000 shkencëtare, kërkues dhe ekspertë të teknologjisë i janë drejtuar me një letër konferencës ndërkombëtare të inteligjencës artificiale ndërkombëtare ku nënvizojnë shqetësimin se krijimi i Armëve me vetëkomandim përbën një rrezik për njerëzimin. Peticioni i tyre dërgohet në një kohë kur të ashtuquajturit ?Robotët Vrasës? janë temë ditë në diskutimet e komiteteve në Kombet e Bashkuara. Mes nënshkruesve të këtij peticioni është bashkëthemeluesi i Apple Steve Vozniak, profesori Noam Comski, shefi i Google Demis Hasabis dhe shkencëtari Stephen Hawking. Ky i fundit në një intervistë të para disa muajve për BBC, shprehte shqetësimin se inteligjencia artificiale do të ishte fundi i njerëzimit. Hawking argumentonte se sistemi i evoluimit biologjik te njerëzit është shumë i avashtë dhe nuk mund të krahasohet dhe as te zëvendësohet me atë të inteligjencës artificiale. Sipas tij, kjo do te ishte shume e rrezikshme. Megjithatë ka dhe një grup tjetër shkencëtarësh, mes të cilëve dhe shefi i mikrosoftit Erik Horvitz, që mbështesin zhvillimin e kësaj teknologjie. Ata thonë se armët inteligjente do të jenë po aq produktive saç ka qenë aplikimi i inteligjencies artificiale në fushën e mjekësisë apo shkencave socio-ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form