http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështimin ekonomik dhe financiar të qeverisë, Partia Demokratike e gjen tek politikat e mbrapshta fiskale, që sipas saj janë zbatuar. Jorida Tabaku, nga selia blu foli për rritje taksash, administratë të korruptuar dhe humbje në mbledhjen e të ardhurave.?Akti i Normativ, i miratuar në fshehtësi të plotë, ka vulosur uljen me rreth 25 mld lekë shpenzimet qeveritare. Buxheti i ri do të zvogëlojë me 2.67 miliardë lekë (18%) investimet në ujësjellës dhe kanalizime, sikundër do të shkurtojë me 1.79 miliardë lekë (8.7%) investimet në infrastrukturën rrugore. Sektori prioritar i bujqësisë, që këtë vit duhet të pësonte një rritje, do të ketë 520 milionë lekë, 26% më pak investime për një nga sektorët që aq shumë përzemërt e kishin si mazhorancë?Sipas deputetes demokrate, rishikimi i buxhetit tyë shtetit do të prekë buxhetet në sektorët jetikë të vendit.?Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtë për drejtë, duke përgjysmuar me 50% fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë. Duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë. Investimet në fushën e arsimit, një tjetër prioritet i qeverisë në kontratën me shqiptarët, do të shkurtohen me 36% apo 1.3 miliardë lekë më pak për investime për të rinjtë dhe të rejat në fushën e edukimit. Me sa duket nuk kemi parë ende asgjë; qeveria e majtë që në preambulën e programit të saj kishte barazinë dhe drejtësinë ndaj më të varfërve dhe moshës së tretë, ka vendosur që të ulë shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Sipas buxhetit të rishikuar, qeveria do të ulë me 800 milionë lekë shpenzimet për sigurimet shoqërore, duke i vënën një tjetër gur të rëndë në kurrizin e pensionistëve?Vendi mund të dalë nga kjo situatë krize ekonomike, tha Tabaku, vetëm përmes alternativës së opozitës, atë të taksës së sheshtë prej 9%.