http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama ne lidhje me problematiken e drogës. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha thekson se Rama ka vendosur te shpalle fitoren imagjinare te luftës kundër drogës pikërisht ne moment qe droga shqiptare dhe krimi i organizuar po rrezikojnë integrimin dhe kthimin e vizave për shqiptarët.
?Nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafën e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën.?
Lufta kundër drogës e krimit do te jete prioritet per PD me nisjen e legjislaturës se re. kjo është konfirmuar nga Basha edhe gjate nje takimi me Këshilltarin e grupit parlamentar te CDU-CSU. Gjate bisedës, Basha theksoi se puna e opozitës do te fokusohet tek nje reforme zgjedhore qe do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjësimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.