Arrest me burg për Abdullah Dervishin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata caktoi masën e arrestit me burg për Abdullah Dervishin, pronarin e ëmbëltores, në të cilën shpërtheu bombola e gazit dy ditë më parë. Prokuroria akuzon Dervishin për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Neni 161 dhe 289 i kodit penal parashikojnë gjobë e deri burgim me 5 vite, pasi ngjarja ka sjellë dëmtime të mëdha materiale dhe rrezikimin e jetës për disa persona. Në prani të mjekëve organi i akuzës kërkoi transferimin e 63 vjecarit në ambientet e paraburgimit pasi nuk ndodhet në gjendje të rëndë ndërkohë që Kërkesa e prokurorisë u pranua nga gjyqtari. Sipas prokurorisë Nga deklarimet e personave, të cilët kanë qenë në lokal në momentin e shpërthimit, Avdulla Dervishi ka thirrur me zë të lartë që të ulin automatet pasi po çlirohej gaz. Një nga punonjësit e lokalit tentoi të hapë me dorë rubinetin e bombolës, por meqenëse nuk ka mundur, i ka kërkuar ndihmë pronarit. Pasi 63-vjeçari ka shkuar dhe është munduar që ta hapë bombolën e gazit, është ndjerë rrjedhje gazi. Dervishi ka thirrur që të uleshin automatet e rrjetit elektrik. Në këtë moment ka ndodhur edhe shpërthimi. Nga ngjarja e dy ditëve më parë u plagosën 20 persona, ndërkohë që në ambientet spitalore mbahen nën vëzhgim 10 të plagosur. 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve të shkallës së dytë por edhe dëmtimeve të marra pasi janë goditur nga sendet metalike të lokalit.

Share This Video


Download

  
Report form