http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare organi i akuzës bëri lidhjen mes Sotës Tahirit dhe Habilajve, duke thënë gjatë seancës së masës së sigurimit për biznesmenin 25 vjeçar, se shuma prej 863 mijë eurosh të gjetura në makinë dyshohet se janë të ish-ministrit të brendshëm. Sipas Prokurorisë, paratë janë frut i aktivitetit kriminal të Saimir Tahirit.
Nga të dhënat e organit të akuzës, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin për patentat e ish-ministrit të brendshëm. Almeta sipas organit të akuzës i kishte thënë se i kishte harruar shoferi personal i Saimir Tahirit. Paratë thanë Krimet e Rënda ishin hedhur në mënyrë të çorganizuar në makinë, ndërsa 250 euro rezultuan false. Pasi dëgjoi detajet e reja Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Orest Sotën.
Por mbrojtja e 25 vjecarit, avokati Fatmir Braka u shpreh se ?Paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum.
Nga ana tjetër, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj konfirmoi më herët përkthimin e dosjes Habilaj të mbërritur nga autoritetet Italiane. Gjonaj tha se dosja voluminoze kishte mbërritur në ministri para 10 ditësh.
?Sot, dosja e përkthyer do t?i niset Prokurorisë?
Organi akuzës kërkoi përkthimin e dosjes ndër të tjera për të mbështetur provat edhe për Nazer Seitin i konsideruar nga italianët si financieri i grupit të trafikut. Tashmë 1800 faqet e përkthyera do ti bashkëngjiten hetimit Sota-Tahiri-Habilaj, në atë që Prokuroria e quan si grupi i strukturuar kriminal i trafikut të narkotikëve.