http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbulimi i vendndodhjes dhe ndalimi nga policia i dy motrave Kajtazi nuk i ka dhënë fund historisë se tyre. Orialda 18 dhe Klevisa 14 vjeç kane regjistruar një video, e cila është hedhur ne youtube. Dy motrat akuzojnë prindërit e tyre per dhune fizike dhe psikologjike. Motrat Kajtazi shprehen ne video se nuk dëshirojnë te kthehen tek prindërit e tyre, pasi ndihen te frikësuara dhe te kërcënuara. Orialda dhe Klevisa Kajtazi u larguan nga shtëpia rreth një muaj me pare. Ato vunë ne gjumë prindërit dhe motrën e madhe. Pasi morën nje sasi parash i vunë flaken dhomës se gjumit. Pas kërkimeve te policisë u zbuluan vendndodhja e tyre. Motrat kishin jetuar ne një shtepi me qera ne qytetin e Vlorës.