http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej disa ditësh i gjithë vendi është përfshire nga mungesa e energjisë elektrike. Si pasoje e defekteve si dhe motit te keq qe ka shkaktuar dëme te konsiderueshme ne linjat e tensionit te mesëm dhe te larte, nje pjese e vendit po vuan ndërkreje te energjisë qe arrijnë ne disa ore ne dite. Me problematike paraqitet situata ne zonat turistike. Duke ju referuar te dhënave nga kompania e e shpërndarjes, ne disa zona energjia është rikthyer, por ne shume te tjera grupet e specialisteve janë ende ne terren, pasi kane dale jashtë pune 76 fidera, qe furnizojnë mijera abonentë ne te gjithë vendin. Ne jug është jashtë pune linja Radhime- Orikum, e për pasoje edhe zona e Pashalimanit. Sipas kompanisë, zonat me problematike ne furnizimin me energji janë Shkodër-Lezhë, Fier -Vlore, Durrës, Elbasan, Tirane. Ndërkohe vijon te jete me defekt edhe linja Gjirokastër-Grapsh, ku per pasoje nuk ka energji ne Dropullin e Poshtëm e atë te sipërm, Libohove, Zagori, Pogon etj. Ndërkohe kjo është edhe harta me drejtoritë rajonale te kompanisë se energjisë si dhe numrat përkatës, ku çdo qytetar mund te interesohet lidhur me defektet apo ndërprerjet e mundshme qe kryhen si pasoje e remonteve.