http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka akuzuar koalicionin e majte se qe prej ardhjes ne pushtet ka zgjedhur aleancën me bandat kriminale dhe te braktise bashkëpunëtoret e drejtësisë për çështje te rëndësishme. Ish-ministri i brendshëm Flamur Noka e ka ilustruar këtë akuze me rastin e Arben Kicja, i cili ka qene dëshmitar ne gjyqin kundër bandës se Aldo Bares.?Pasi është braktisur nga strukturat e qeverisë, Kicja është detyruar tashmë të dalë e të flasë në publik, të kërkojë ndihmë për sigurinë e familjes së tij. Lënia në mes të rrugëve e dëshmitarit të drejtësisë nga qeveria, është pozicionim i hapur i saj në krah të krimit. Lënia në mes të rrugëve është ti dërgosh dëshmitarët në duart e xhelatëve të krimit?.Sipas opozitës ky nuk është rasti i pare qe qeveria braktis bashkëpunëtoret e drejtësisë, duke përmendur edhe rastin e dëshmitarit per vrasjen e komisar Lamaj.?Ky qëndrim i qeverisë, i Ramës dhe Tahirit, afër bandave, përkrah interesit të tyre, dhe në armiqësi me bashkëpunëtorët e drejtësisë është shërbimi më i madh që mund ti bëhet krimit dhe dëmi më i madh që mund ti bëhet rendit, ligjit dhe sigurisë në vend?.Sipas PD këto raste janë dëshmi e inkriminimit të qeverisë, një realitet qe do te marre fund, kur qytetaret te besojnë tek alternative e djathte.