http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
50 % e ekonomisë është informale. Shifra alarmante pranohet nga Ministri i Financave Shkelqim Cani, i cili thotë se sektorët me problematik jane tregu i naftës, si dhe ai i duhanit. Këto do te jene edhe dy sektorët, nga i cili do te nise aksioni i qeverise anti informalitet. Nga ky aksion qeveria ka nje pritshmëri per te mbledhur reth 330 milion dollarë. Per ministrin ky aksion nuk ka si qellim kontrollin vetëm ndaj bizneseve, por edhe ndaj inspektoreve tatimore, per te vene para ligjit edhe punonjësit e administratës fiskale. Kreu i financave pranon se nje prej shkaqeve qe nuk janë realizuar te ardhurat është rënia e çmimit te naftës. Por kjo tendence duket se është reflektuar vetëm ne buxhet dhe jo ne tregun e shitjes me pakice, çka tregon qarte per mosfunksionim e këtij sektori. Taksat dhe tatimet nuk po mblidhen ne nivelin e parashikuar, çka duket se ka mobilizuar qeverinë qe te nise nje aksion per te luftuar evazionin. Ky aksion ka ngjallur debatin e eksperteve, pasi sipas tyre infomraliteti nuk luftohet me force, por me stimuj fiskal dhe konkurrence te drejte.