http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pasur një axhende te ngjeshur takimesh, vetëm nje dite pas publikimit te letrës qe deputeti i Partie se tij, Spartak Braho i ka drejtuar institucioneve kryesore ne vend. Dita e kreut te kuvendit Meta ka nisur me nje takim me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili eshte nje prej institucioneve qe kreu i Komisionit te Sigurisë Braho, i ka drejtuar shqetësimet e tij. Takimi i kërkuar nga kreu i shtetit, është zhvilluar paradite dhe larg vëmendjes se medias. Me pas, kryeparlamentari Meta ka zhvilluar nje takim me kryetarin e PDIU Shpetim Idrizi, i cili mban postin e nënkryetarit te kuvendit. Takimi këtë here është zhvilluar ne nje prej hoteleve ne qendër te kryeqytetit. Pas takimit, Meta deklaroi se mbështeste kërkesën e Berishës për hetim ndërkombëtar për CEZ në Shqipëri, ndryshe nga kërkesa e Bashës, i cili sipas tij, nuk e kërkon një hetim te tille.?Janë dy gjëra të gjëra të ndryshme ajo që kërkon i pafajshmi Basha dhe ajo që kërkon Berisha. Unë kam mbështetur kërkesën e Berishës për hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ në Shqipëri dhe deri sot, zoti Basha ka kërkuar dicka tjetër, ka kërkuar mos hetim ndërkombëtar dhe ju e dini, edhe zoti Berisha e di që kur them unë ?po? kjo punë ka mbaruar.?Meta tha se nuk i druhet asnjë situate politike të krijuar së fundmi.?Me qetësi dhe dashuri mund t?ju them që origjina ime e fortë malore nuk më shqetëson nga asnjëlloj intrige moçalore.?Meta është distancuar ndërkohe nga letra e Spartak Brahos, ku paralajmëronte destabilitet politik për shkak te një komploti Doshi - Prifti, kundër kreut te LSI. Këto takime te kreut te LSI, Ilir Meta, vijne ne nje moment kur opozita i ka përqendruar sulmet politike kundër tij për çështjen e kompanisë çeke CEZ.