http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prania e delegacionit kosovar ne samitin kundër terrorizmit ne SHBA ka ngjallur pakënaqësi e zemërim ne Serbi. Misioni serb ne Kombet e Bashkuara ne bashkëpunim edhe me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i ka dërguar nje notë proteste OKB-së, pasi përkrah përfaqësuesve nga shume vende te botes ne takim gjendeshin kryeministri kosovar Mustafa, ministri i Jashtem, Thaçi dhe ai i Brendshëm, Hyseni. Por përfaqësuesit e OKB-se sqaruan se samiti ishte organizuar nga SHBA, e Kosova ishte trajtuar si shtet i pavarur dhe pjesëmarrësit ishin ftuar nga presidenti Obama. Rusia si aleate e Serbisë shfaqi gjithashtu pakënaqësi per prezencën e Kosovës, përmes ambasadorit Vitali Churkin. Sipas tij, ulja e delegacionit perkrah perfaqesuesve nga shtetet anetare te organizatës bie ne kundërshtim me rregullat e OKB-se dhe tregon se ne ate ndërtese gjithçka eshte nen komandën e Obames. Serbia ka edhe nje tjeter shqetësim, pengimin e Kosovës per anëtarësimin ne UNESCO. Presidenti serb Nikolic gjate nje takimi ne Nju Jork me shefin e OKB-se, Ban Ki Moon, kërkoi qe diçka e tille te mos pranohet. Sipas mediave serbe, rane dakord se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë do të ishte krim dhe kjo nuk duhet të lejohet. Edhe ministri i jashtem serb Daçiç kerkon qe Kosova te mos jete pjese e organizatës, derisa kjo çështje te zgjidhet me bisedime ne Bruksel.