http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e krijuar pas pezullimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd duket se ka shqetësuar edhe palën greke. Ministria Greke e Punëve të Jashtme ka udhëzuar ambasadorin grek të kontaktojë me Tiranën zyrtare për mbrojtjen e minoritetit grek në Shqipëri. Kërkesa e institucionit diplomatik grek e është bere publike ne faqen zyrtare të ministrisë helene se i referohet incidenteve të ndodhura gjatë festimeve të tifozëve gjirokastrite në Derviçan pas ndeshjes në Beograd. Këto shqetësime i janë përcjellë Greqisë nga ambasadori Rokanas në Tiranë sipas të cilit tifozët kanë thyer xhamat e disa makinave gjatë këtyre festimeve. Sipas Rokanas: Sulme të ngjashme synojnë prishjen e jetesës në paqe të pakicave kombëtare dhe përbëjnë një pengesë për perspektivën evropiane të vendit, e cila është dobësuar dhe sigurisht nuk forcohet me sjelljen ekstremiste dhe nacionaliste që zgjon kujtimet e një të shkuare të Ballkanit që të gjitha vendet e rajonit duhet të braktisin, në të mirë të te ardhmes se përbashkët të rajonit evropian. Në njoftimin zyrtar pala greke i kërkon ambasadorit t?i kërkojë Shqipërisë marrjen e masave te nevojshme për gjetjen dhe arrestimin e atyre që bën ?sulmin e paprovokuar? dhe të mbrojë minoritetin grek.