http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të marrësh frymë lirisht. Kjo është motoja që ka bërë bashkë 12 piktorë në ekspozitën e çelur këtë javë në Muzeun Historik Kombëtar. Tablotë shumëngjyrëshe ku përcillet peizazhi shqiptar, prezantuar për publikun nga vetë artistët kanë mbledhur rreth vetes shumë admirues të artit vizual. Pashk Përvathi, Agron Dine, Buron Kaceli, Qamil Prizreni dhe Xheneta Kadillari janë vetëm disa nga artistët e këtij grupimi që pritet t?i kthejnë në traditë ekspozitat e këtij lloji, ku kryefjala është peizazhi. Ekspozita që përcjell përmes tablove disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë do të jetë e hapur për publikun deri më 13 tetor në Muzeun Historik Kombëtar.