Opozita: Të largohet Tahiri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane vendosur te dalin çdo dite ne deklarate per mediat per te kërkuar dorëheqjen e Sajmir Tahirit. Dhe per te 37 dite radhazi PD ka deklaruar se lidhjet e Tahirit me trafikantet e drogës kane nevoje per hetim qe nuk mund te behet pa largimin e Tahirit nga qeveria.?Nuk ka asnjë gomone shpëtimi për Tahirin. Ai duhet të largohet një orë e më parë nga detyra, për t?i hapur rrugë hetimeve, dhe për të nxjerrë lidhjet kriminale jashtë zyrës së Ministrit të Brendshëm.?Një element i ri qe i është shtuar denoncimeve te opozitës ka qene edhe dalja publike e te afërmit te ministrit te brendshëm Tahiri, i cili sipas PD konfirmoi akuzat e ngritura ndaj tij.?Një prej habilajve doli në ekran enkas për të ndihmuar kushëririn ministër, por në fakt e rëndoi atë, kur pohoi me gojën e tij këto fakte; Makinën me imunitet, me të cilën nuk të ndal policia e të hapen të gjitha rrugët, e përdorin herë ata, herë Ministri i Brendshëm. Pra konfirmoi dëshminë e oficerit Zagani, i cili u shpreh se trafikantët që ai vëzhgonte përdornin makinën private të Saimir Tahirit.?Qe prej publikimit te dëshmisë se oficerit te policisë Zagani, opozita ka këmbëngulur ne dorëheqjen e Sajmir Tahirit nga posti i Ministrit te Brendshëm.

Share This Video


Download

  
Report form