http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per liderin e opozitës Lulzim Basha shqetësimi kryesor eshte kriza ekonomike qe po kalon vendi, e per këtë ka biseduar edhe me biznesmenët e qytetit te Lezhës. Duke u njohur me shqetësimet e tyre per taksat e larta dhe për arbitraritetin e administratës tatimore ne kuadër te aksionit kundër informalitetit, Basha ka theksuar se masat e qeverise kane prodhuar vetëm pasoja negative; konsumi ka rene e te ardhurat ne buxhet po ashtu. ?Jemi nga vendet e pakta ku tatim fitimi u rrit brenda nates me 50%. Kjo ka rritur informalitetin ka sjelle renie të ardhurash, renie punësimi. Shtatori si muaji i luftes se informalitetit ka sjelle 35 milion dollarë me pak te ardhura ne buxhet.?Por per te përballuar këtë situate, opozita e ka nje plan qe synon ta veje ne zbatim nese qytetaret i besojnë qeverisjen e vendit. Basha propozon si rrugëdalje vendosjen e taksës se sheshte prej 9%, uljen e TVSH per energjinë, reduktimin e taksës se qarkullimit me 240 leke, rritje te kufirit për biznesin e vogël deri ne 120 milion. Reduktim taksash opozita planifikon edhe per sektorin e bujqësisë ku taksa e vetme do te jete ajo e tokës e subvencionet do te shpërndahen per te gjithe fermerët jo vetem per klientët e pushtetit.