Kosovë, opozita: Do bllokojmë parlamentin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak pas njoftimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli se seanca e radhës do të mbahet ditën e premte, opozita ka paralajmëruar sërish bllokimin e saj. Përmes një komunikate për mediat, partitë opozitare e kanë cilësuar si një provokim dhe papërgjegjshmëri politike, duke theksuar se AAK, Vetëvendosje e Nisma do bllokojnë jetën parlamentare deri në tërheqjen e marrëveshjeve.?Nuk do të ketë vazhdim të seancës për sa kohë që nuk ka tërheqje nga marrëveshjet. Protestën nuk do ta ndalim pavarësisht se në çfarë ore mbahet seanca dhe sa kërcënuese është policia e pushtetit. Qeveria e ka sjellur këtë situatë jashtëzakonshmërie në Kosovë. Ne si deputetë të opozitës as nuk do të zmbrapsemi e as nuk do të pushojmë deri sa të tërhiqen marrëveshjet që e cungojnë republikën dhe territorin e saj.?Qëndrimi i opozitës erdhi pas vendimit te kryesisë se kuvendit, qe vendosi mbajtjen e seancës ditën e premte. Me herët, opozita ne Kosove iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidentes Jahjaga për bisedime. Pas takimit ata thanë se nuk do të ketë tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e qeverisë për sa kohe qe kryeministri nuk tërhiqet nga marrëveshjet qe ajo i konsideron te dëmshme per vendin.

Share This Video


Download

  
Report form