http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është shume pranë anëtarësimit ne UNESKO. Bordi ekzekutiv i kësaj organizate, ka votuar me 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenime propozimin për bere Kosovën pjese te saj. Propozimi ishte bërë nga Shqipëria, Gjermania dhe Britania. Ky votim i hap rrugë Asamblesë së Përgjithshme të UNESKOS që te votoje ne fillim te nëntorit anëtarësimin e Kosovës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i zv/kryeministrit, njëherësh ministrit të jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, i cili përmes një komenti në faqen zyrtare në Facebook e cilësoi këtë votim një hap të madh përpara për shtetin më të ri në Ballkan. Ndërkohë duke folur per mediat, Thaçi i beri thirrje Beogradit, i cili është angazhuar ne bisedime me Prishtinën, te njoh shtetin e Kosovës. Pranimi i propozimit per te futur Kosovën ne agjendën per anëtarësim me UNESKO është përshëndetur dhe nga presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa dhe zyrtare te tjerë te larte te BE-se.Vota shkoi në favor të Kosovës pavarësisht lobimit që kryeministri serb Vuçiç e Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç bënë te vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën për të rrëzuar propozimin e palës shqiptare. Megjithatë, më herët Vuçiç paralajmëroi se do te vijojë përpjekjet e tij për të siguruar refuzimin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme. UNESKO është një organizatë që merret me nxitjen e paqes e bashkëpunimit dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në botë.