http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Testi i drogës është pika me e debatueshme ne negociatat për çështjen e dekriminalizimit. Nga Shkodra, kreu i grupit parlamentar te PD Edi Paloka, tha se kjo pike refuzohet me ngulm nga mazhoranca per te shpëtuar kryeministrin. Paloka i beri këto deklarata pas analizës se zgjedhjeve lokale te 21 qershorit te zhvilluar per afro tre ore me dyer te mbyllura. Ne mbledhje mungonte ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, por Paloka e ka komentuar shkurt ketë fakt. Burime nga PD e Shkodrës thane se ne mbledhje pati debate për disa ish-kryetare komunash dhe grupseksione që nuk kane patur rezultate të kënaqshme.