http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një muaj para arrestimeve, vëllezërit Hajri nga Shijaku, të dyshuarit kryesorë si krerët e bandës së trafikut ndërkombëtar të heroinës, kishin kuptuar diçka nga operacioni i policisë shqiptare dhe asaj Italiane. Nga të dhënat e sistemit TIMS, njëri prej vëllezërve Emiljan Hajri, ka dalë nga Shqipëria më datën 28 shtator, fiks 1 muaj nga arrestimet e policisë. Sipas të dhënave të sistemit, Emiljan Hajri është larguar në drejtim të Italisë, ndërkohë që nuk ka dalje për vëllain e tij Altin Hajri. Hetuesit dyshojnë se 31-vjeçari fshihet në Shqipëri, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për arrestimin e tij. Nga ana tjetër, autoritetet kanë dërguar kërkesën pranë zyrave të hipotekës, për të marrë të gjithë listën e pronave të patundshme, por edhe bizneseve në të cilat kanë investuar vëllezërit. Krahas Hoteleri-Turizmit Altin dhe Emiljan Hajri, janë pronarë dhe të pikave të karburantit. Sipas qendrës kombëtare te regjistrimit 31-vjeçari Altin Hajri është dhe pronar i nje pike karburanti ne zonën e Xhafzotajt ne Durrës. Aktivitetin tregtar Hajri e ka nisur në 14 maj të 2008-ës, ndërsa rezulton pronar i kompanisë së hidrokarbureve me 100 % të aksioneve. Një ditë më parë, mediat italiane shkruanin se dy vëllezërit e larguar nga realiteti i vështire ne vendet e origjinës hynë ne ambientet e ?Malavites? fale te dhënave te tyre si kriminele, por edhe shkathtësie e vendosmërisë. Nga lagjja e ?Çobaneve? Shijak, ne Itali i pari mbërriti Altini qe u vendos ne Padova dhe me pas Emiliani. Dy vëllezërit arritën qe brenda pak vitesh te ngrinin ne këmbe nje rrjet eficent. Siç shkruajnë mediat, Altini e drejtonte organizatën nga Shqipëria dhe nuk kishte nevoje te kthehej me ne Itali, ndërkohe qe edhe kësaj here qe është ne kërkim, ai fshihet ne Shqipëri.