http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre pjestarë të një familjeje janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi ushtronin aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së heroinës e kokainës.Shtetasti e arrestuar janë:T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë)T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, FierT, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, FierGjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Z. T., 55 vjeç, pasi dyshohet se është bashkëpuntor I tre personave të arrestuar.Gjatë operacionit të zhvilluar policia gjeti në banesat e këtyre shtetasve dhe sekuestroi rreth 1,4 Kg Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë Kokainë. Një pjesë e Heroinës, sipas policisë, ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.Policia ka bërë me dije se krahas shtetasve të mësipërm ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë.