PD përplaset me ministrin Beqaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet janë nje opozite e vogël nga numrat ne parlament me 48 deputete, por ata sot arritën t?i imponohen shumicës se majte, dhe kjo fale nënkryetarit te PD Edmond Spaho,i cili kishte marre drejtimin e seancës plenare ne mungese ne kryetarit te kuvendit Ilir Meta. Një debat mes deputetes demokrate Albina Deda dhe Ministrit te Shendetesise Ilir Beqaj degjeneroi ne fyerje, pasi ky i fundit përdori fjalën kafshe ndaj deputetes. Pas këtij moment te gjithë deputetet e PD u çuan ne këmbe, duke kërkuar mbledhjen e byrosë per te marre mase ndaj ministrit Beqaj per fjalorin e përdorur. Duke qene se vendimi per ndërprerjen e esencës i takonte demokratit Spaho, kërkesa e PD u pranua edhe pse socialistet e kundërshtuan. Debati Beqaj-Deda u zhvillua per rastin e fëmijës 10 vjeçar Kristi Maze. Deputetja Deda ka kërkuar sqarime pse Ministria e Shendetesise nuk ka vepruar me urgjence për t?i shpëtuar jetën, por sipas ministrit pavarësisht veprimeve te ndërmarra, nuk eshte gjetur donacion per mëlçinë e vogëlushit.

Share This Video


Download

  
Report form