http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka rritur te siguroje 450 milion euro borxh, nëpërmjet emetimit te eruobondit. Kjo është hera e dyte ne Sheperi, qe qeveria arrin te marre hua ne ketë mënyre, pas vitit 2010 kohe kur u emetua eurobondi i pare. Duke ju referuar te dhënave, norma e interesit te siguruar ne tregjet ndërkombëtare arrin ne 5.7 %, një norme kjo me e ulet se ajo e siguruar ne eurobondin e pare, prej 7 %. Transaksioni është kryer ne datën 5 nëntor dhe qeveria do te duhet te shlyeje shumen pas 5 vitesh. Sipas te dhënave blerësit e bondit janë 71 % menaxhere fondesh dhe 26 % janë banka nga vende te ndryshme te botes. Kjo do te thotë se qeveria tashme do te ketë ne dispozicion nje sasi parash te nevojshme për te shlyer nevojat e saj, ku përfshihen kryerjen e investimeve publike, por edhe shlyerjen e detyrimeve te prapambetura. Pas likuidimit te eurobondit te pare prej 300 milionë eurosh, qeveria ishte ne nevoje për para, ndaj ajo doli ne tregjet ndërkombëtare per te siguruar fondet.