http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shume se 100 shtetas shqiptare janë kthyer mbrapsht ne kufi gjate 24 orëve te fundit nga policia greke. Edhe pse kanë qenë të pajisur me dokumentacion të rregull dhe me garanci monetare, siç e përmbajnë rregullat e hyrjes për në shtetet e Shengenit, ata sërish nuk kanë lejuar te kalojnë piken kufitare te Kakavijës. Vetë te kthyerit shprehen se bllokimi ne kufi ka qenë i pa argumentuar nga policia greke. Ndërkaq lajmi se ka pasur një fluks të kthimeve të emigrantëve shqiptarë konfirmohet edhe nga Policia Shqiptare Kufitare e Kakavijës. Për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për këtë çështje, pritet të zhvillohet një është një takim mes dy palëve për të sqaruar situatën. Bllokimi ne kufi përkon me sezonin e vjeljes së ullinjve në Greqi, dhe duke qemë se shqiptarët janë krahu kryesori punës, shumë shtetas grekë mund të mbeten pa punë.