http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arritja e marrëveshjes për dekriminalizimin përfaqëson nje fitore te rëndësishme per opozitën e per këtë arsye Lulzim Basha u përqendrua tek kjo çështje ne fjalimin e përjavshëm para deputeteve demokrate. Sipas kryetari te PD, Basha fale ligjit qe pritet te miratohet ne Parlament, personat me rekorde kriminale nuk do te jene me deputete apo kryetare bashkia, edhe pse garancia fundore qëndron tek vullneti i liderëve politike. Edhe pse ne komision 2 nenet e propozuara nga PD qe deputetet dhe zyrtaret te bëjnë testin e drogës u rrezuan, opozita i ka kthyer ne procedure parlamentare duke i ripropozuar nëpërmjet nje amendamenti edhe pse testi i drogës nuk është kusht për dekriminalizimin. Por përtej çështjes se dekriminalizimit, këto dite po diskutohet buxheti dhe paketa fiskale per te cilat Basha, nuk i kurseu kritikat. Protesta e 8 dhjetorit është e para qe opozita organizon qe pas zgjedhjeve lokale duke synuar te mbledhë ne shesh te gjithë te pakënaqurit nga qeverisja 2-vjeçare e se majtës.