http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në pastrimin e parave të pista.Sipas Bashës, pergjimet e fundit te prokurorise tregojne se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në disa qytete.Ai shtoi se vjedhja e votave gjatë zgjedhjeve të kaluara i ka siguruar Ramës 10 deri në 15 deputetë.Basha tha se Rrahman Rraja dhe djali i tij por edhe grupi i Avdylajve ne Shijak kane vjedhur vota per ti sherbuyer Vangjush Dakos. Drejtuesi i selise blu tha se djali i Rrahman Rrajes ishte proceduar per presione ndaj votuesve gjate zgjedhjeve por hetimet ishin mbyllur. Ai pyeti gjithashtu se perse nuk arrestohet Vangjush Dako persa kohe emri i tij ne pergjimet e grupeve te droges?Basha u shpreh gjithashtu se të njëjtën gjë, duke vjedhur vota e ka bërë dhe Elvis Roshi në Kavajë si dhe kryebashkiaku u Elbasanit, Qazim Sejdini së bashku me Taulant Ballën.Lideri i opozites thote se vjedhja e votave ne qarkun e Lezhes nga Arben Ndoka dhe familjaret e tij del edhe ne pergjimet e fundit ne kuader te operacionit ?Vol-Vo4?.Sipas Bashës në fushatën e 2013, PS futi në listë kriminelët, por në 2017 për shkak të ligjit të dekriminalzimit, krimi futi në Parlament njerëzit e afërt.Kreu demokrat theksoi gjithashtu se kryeministrin Rama në momentin që vendosi të bashkëpunonte me krimin, vendosi t?i jepte fund qeverisjes në vend.Ai shtoi se edhe mbjellja dhe trafiku i droges ne vend u lejua me dijenine e Rames dhe me mbrojtjen e policise dhe qeverise.