Basha: Të largojmë Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për keqpërdorim të fondeve të buxhetit të shtetit. Në vijim të turit, ?Fjalën e kanë qytetarët?, kryedemokrati u takua me banorë të fshatit Paçram, ku akuzoi mazhorancën për situatën e rëndë ekonomike në vend.?Këto lekë që i paguani ju energjisë elektrike, fatura aforfe që i paguani ju normalisht OSHEE-së. A e dini ku po shkojnë? Të gjitha po shkojnë te Carapulët, tek Papulët, pra po shkojnë tek Edi Rama. Pse rriten taksat ? Pse rritet borxhi? Që të kenë mundësi me vjedh këta dhe jo me ju përmirësu jetën ju. Ne kamatëvonesat do ti falim që ditën e parë në pushtet.?Për të kapërcyer gjendjen e mjerueshme dhe për t?i kthyer qytetarëve të drejtat e shkelura, Basha bëri thirrje që të gjithë të bashkohen në protestën e 8 dhjetorit.?Ta nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t?ia zgjasim kohën të keqes. T?ia shkurtojmë kohën të keqes, t?ju japim edhe një herë mundësi ju të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meriton.?Gjatë takimeve të javëve të fundit me qytetarët, Basha ka prezantuar paketën e Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik.

Share This Video


Download

  
Report form